Në orët e vona të së shtunës, kryediplomati evropian, Josep Borrell, deklaroi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Sebisë, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Edhe pse kanë kaluar disa orë nga takimi në Ohër, nuk është parë ende një reagim nga e parja e shtetit Vjosa Osmani.
Me 17 mars ka qenë reagimi i fundit i presidentës Osmani, pas takimit që ka pasur me të dërguarin e Shtetev të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.
Gjatë atij takimi Osmani, kishte deklaruar se marrëveshja do t’i sillte Kosovës shumë të mira në rrugën e saj drejt institucioneve ndërkombëtare dhe integrimit.
Para takimit në Ohër, Osamni vazhdimisht kishte deklaruar se duhet të ruhet integriteti i shtetit.
Ndonëse atë nuk e nënshkruan zyrtarisht, sigurisht, fokusi kryesor, ashtu siç edhe u theksua fuqishëm nga Borrell në konferencë për media, mbetet neni 7 ose zbatimi i menjëhershëm i një vetëqeverisje adekuate për komunitetin serb në Kosovë, transmeton Paparaci.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut është “njohje de facto” por shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i ik nënshkrimit të marrëveshjes.
Kurti tha se i takon Bashkimit Evropian që ta gjejë mekanizmin që ta bëjë këtë marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme.