Reperi i njohur, Capital T ka finalizuar projektin më të ri muzikor.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit ku edhe solli një video të shkurtër të shkëputur nga klipi.
“Hera e fundit”, ka zbuluar reperi se mban titullin kënga më e re teksa pranoi komente të shumta nga ana e fansave të cilët presin me padurim lansimin e tij.
Kujtomë që projekti i fundit i Capital T është bashkëpunimi me Anxhela Peristerin dhe Mandin “Habibi” që u lansua gjatë verës që lamë pas.
Ndërsa, reperi edhe gjatë kësaj periudhe mbetet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri.
Trim Ademi (emri i plotë) ka zbuluar se gjithashtu se vitin e ardhshëm do të organizojë “Time Capsule” në Prishtinë e ngjashme me atë që mbajti në Tiranë në vitin 2019.