Një infermiere nga Hereford është dënuar nga Gjykata e Mançesterit pasi akuzohet për 22 akuza.
Infermierja e identifikuar si Lucy Hetby akuzohet për vrasjen e 5 djemve dhe dy vajzave si dhe tentativës për të vrarë edhe 10 foshnja të tjera në spitalin “Countess of Chester”.
Gjyqtarët dënuan infermieren pasi mësohet se ajo ka tentuar të vrasë 4 herë një fëmijë, ndërsa një tjetër e ka vrarë duke i injektuar ajër.
Në seancën gjyqësore që u mbajt për infermieren ishin edhe anëtarët e disa foshnjave të ndjera.
Ajo që bëri përshtypje ishte se infermierja sipas gjyqtarëve ka vazhduar të punojë në spital, ndonëse kishte vrarë shumë fëmijë.
Nga viti 2015 dhe 18 muajt në vijim në spitalin ku punonte infermierja Lucy vdekshmëria e foshnjave ishte rritur ndjeshëm dhe në mënyrë të dyshimtë.
Kjo rritje e vdekshmërisë u vu re nga konsulentët e spitalit të cilët panë se foshnjat po vdisnin në mënyrë të papritur.
Midis disa rasteve ishin dy foshnjat djem dhe të dy të lindur binjakë të cilët u helmuan brenda pak ditësh nga momenti që lindën.
Foshnjat ndërruan jetë pasi ishin helmuar me insulinë nga infermierja Lucy.