Hedhja poshtë e padisë ndaj gazetarit slloven, Berishaj: Ende s’ka përfunduar çështja

Gazetari slloven është në shënjestër të një padie të ngritur nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas publikimit të një artikulli ku dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin “MB Consulting”.

Sot gjatë ditës, mediumi Albanian Post raportoi se gazetari Vitomir Petroviq i TV Planet në Slloveni nuk do të dënohet dhe se padia për shpifje e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është hedhur poshtë.

Sipas këtij mediumi, Gjykata e Qarku në Slloveni kishte bërë të ditur se gazetari nuk është dënuar dhe se ky rast ka “përfunduar pa efekt juridik”.

Megjithatë, një gjë e tillë u hodh poshtë nga vetë ambasadori Berisha i cili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim.”

“Shpifja nuk kalon! Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar.” – ka shkruar ai.

Kujtojmë se ditë më parë gazeta sllovene “Prava” ka botuar një artikull të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN.

Sipas gazetën “Prava“, dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin “MB Consulting”.

Madje, aty theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para të thata (cash) në vitet 2019 dhe 2020.

Në shkrim përmendet edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mbi të cilin hidhen dyshime se është financuar nga paratë e filialit të GEN-It në Tiranë, ku janë transferuar 14 milionë euro. Tutje, Prava shkruan se dyshohet që paratë e GEN-It në Tiranë janë përdorur për të financuar fushatën e Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *