Haziri: Nuk kemi folë specifikisht për Asocaicionin, ëshë detyrë e Kurtit të japë spjegime

Pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se LDK-ja ka konfirmuar se dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet me shtetin serb.

Sa i përket Asociaiconit, Haziri bëri të ditur se nuk kanë folur për këtë temë në veçanti.

“Nuk kemi folë specifikisht për atë (Asociacionin), sepse është detyrë e kryeministrit të Kosovës me dhënë spjegime si kryenegociator i Republikës tone… një po e konfirmume nga Kosova, u tha edhe nga Lajçak që Kosova e ka pranu edhe planin e sekuencimit edhe zbatimin e marrëveshjes, edhe të gjithë atë modelin evropian”, deklaroi ai pas takimit.

Tutje ai theksoi se kanë nënvizuar nevojën e largimit të masava ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe “nevojën që Kosova mos të vazhdojë të dënohet për shkak të dobësive të Qeverisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *