Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se deklarata e fundit e Escobar për raportet e qeverisë Kurti me SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe me fqinjtë e Kosovës, e fakton atë që e kanë thënë tash e sa kohë.
Sipas Hazirit në një vend demokratik nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, bjen nëpërmjet formave të tjera.
“Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, kish ra nëpërmjet formave të tjera”, shkroi ndër tjerash ai.