Haziri: Koha t’i bëhet presion Serbisë që ta njohë Kosovën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike, duke thënë se është koha që t’i bëhet më tepër presion Serbisë.

Shkak për këtë sipas tij është fakti se Rusia nuk mund t’i qëndrojë aq shumë pranë pasi momentalisht është në konflikt dhe realisht gëzon pozicion të dobët.

Ish-kreu i Gjilanit shtoi se këtë mundësi duhet ta shfrytëzojë edhe Kosova.

“Tani janë rrethanat më të mira që t’i bëhet presion Serbisë për ta njohur Kosovën sepse Rusia është në konflikt.Pozicion më të dobët të Rusisë asnjëherë nuk kemi pasur.

Tani kemi një Serbi që nuk po pranon t’i vendosë sanksione Rusisë – nuk e ka pozicionin e vitit 2007-08 sepse në atë kohë Rusia ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *