Haxhiu: Mimoza Kusari s’ka biseduar me Radojçiqin, Simiqin e ka larguar nga zyra

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mohuar se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, ka biseduar me kriminelin Millan Radojçiq.

Ajo në Debat Plus, i ka dalë në mbrojtje Kusari-Lilës, duke thënë se me Slavko Simiqin e Listës Serbe ka folur për votimin e ligjeve që janë në interes të Kosovës.

Haxhiu tha se audio-incizimet e publikuara nga mediumi Nacionale, janë të paligjshme.

“Mimoza nuk është takuar me Radojciqin as nuk ka biseduar me të. Ka pasur me të tjerë që e kanë takuar, e kanë pritur në zyre ndoshta edhe në shtëpi. Në ato incizime kjo flet me Simiqin, i gjithë diskutimi është votimi i ligjeve. Po të kishte efekt biseda e Mimozës me Simiqin, sigurisht ato incizime të paligjshme sepse janë të palijgshme, janë vepër penale, sepse nuk kam autorizim…”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, kur Simiqi ia ka lexuar një letër të Radojçiqit, Kusari-Lilës, kjo e fundit e ka larguar nga zyra.

“Në momentin kur Simiqi ia ka lexu një letër të Radojciqit, Kusari-Lila e ka qit jashtë Simiqin. Është pre cka ka thënë Mimoza, qëllimshëm, cka ka thënë Mimoza, nuk janë bisedat nga fillimi deri në fund. Këto janë tendenca që opozita tenton të bëjë opozitë me to”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë, tha se ka të tjerë liderë qe e kanë takuar Radojçiqin, madje sipas saj i kanë shkuar edhe në shtëpi.

“Ka liderë që e kanë pritur në shtëpi, ka edhe që i kanë shku në vilë që do të konfiskohet. Ata duhet të japin llogari. Duhet të japë llogari prokuroria pse ia ka tërhequr urdhërarrestin”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *