Haxhiu: Kosova ka shënuar ulje të rasteve korruptive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se Kosova ka shënuar ulje të rasteve korruptive, sipas Rrjetit Rajonal për AntiKorrupsion (SELDI).

Ajo shkroi në Facebook të dielën se sipas statistikave, për dallim nga Kosova, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rritje.

Këto rezultate, Haxhiu i quajti pozitive, duke shtuar se rënia e korrupsionit në Kosovë po pasqyrohet edhe në raportet vendore, rajonale e ndërkombëtare.

“Së fundmi, sipas Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI është raportuar se Republika e Kosovës është i vetmi vend me rënie të rasteve korruptive, ndërkohë që për 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e tyre”, thuhet në statusin e ministres së Drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *