Haxhiu del me një lutje: Mos të pyetet për mostrat e Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari, mediat t’i drejtohen Prokurorisë Speciale, raporton Neutral.

Sipas saj përgjigjja për këtë pyetje është në përgjegjësinë dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale.

“Ministria e Drejtësisë tashmë është përgjigjur. Ju lutëm të drejtoheni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, siç e dini Prokuroria Speciale është duke e hetuar këtë rast. Personi apo autoriteti kompetent është Prokuroria Speciale ne kemi dhënë përgjigje për gjithçka që kanë pyetur mediat, nuk mund të flasim më shumë se sa që kemi thënë, pra është në duar të Prokurorisë Speciale”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *