“Hashim Thaçi nuk kishte përgjegjësi komanduese mbi trupat e UÇK-së në terren”

Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot ai para Prokurorisë ka thënë se klienti i tij, ish-presidenti Hashim Thaçi, nuk kishte përgjegjësi komanduese mbi trupat e UÇK-së në terren.

Këto komente Keohe i ka bërë pasi ka treguar se në nëntor të 1998, UÇK-ja ishte rimobilizuar dhe komandant e kishte zgjedhur Azem Sylën, dhe jo Hashim Thaçin.

Tutje ai ka thënë se “UÇK-ja ishte një forcë guerile, nuk bëhej forcë për një grup të organizuar që kishte për qëllim që t’i përgjigjeshin regjimit serb”.

“Ishin vullnetarë, fermerë, mësues, studentë, nuk ishin ushtarë të trajnuar – nuk ishin persona që kishin qenë në ushtri më përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *