Gana ka konfirmuar dy rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg, një sëmundje infektive në të njëjtën familje me virusin që shkakton Ebola.
Raportimet thonë se të dy pacientët vdiqën së fundmi në spital në rajonin jugor të Ashantit, raporton BBC
Mostrat e tyre dolën pozitive në fillim të këtij muaji dhe tani janë verifikuar nga një laborator në Senegal.
Zyrtarët shëndetësorë në vendin e Afrikës Perëndimore thonë se 98 persona janë tani në karantinë si raste të dyshuara kontakti.
Nuk ekziston ende asnjë trajtim për Marburg – por mjekët thonë se pirja e shumë ujit dhe trajtimi i simptomave specifike përmirëson shanset e pacientit për të mbijetuar.
Virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës së frutave dhe përhapet midis njerëzve përmes transmetimit të lëngjeve trupore.
Është një sëmundje e rëndë, shpesh fatale me simptoma të tilla si dhimbje koke, ethe, dhimbje muskulore, të vjella gjaku dhe gjakderdhje