Hardinaj-VV-së: Më kanë sulmuar për Radojiçiqin por vetë shkuan disa hapa më keq me të

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për bisedën e Mimoza-Kusari-Lilës me Milan Radojiçiq. Ai ka thënë se e ka pritur në zyrë kur Radojiçiq ka qenë nënkryetar i Listës Serbe dhe e ka bërë publikisht. Derisa thotë se Vetëvendosje ka shkuar disa hapa më keq, duke biseduar me të fshehtas dhe si person i sanksionuar nga Amerika.

“Ata me kanë sulmu mu, kur unë e kam prit Radojiçiqi si nënkryetar të LS, takim trapsnarent, pa ia fsheh Kosovës dhe aleatëve, në një kohë kur s’ka qenë i sanksionuar nga Amerika. Edhe sikur këta ta kishin takuar të pa sanksionuar do të ishte paftyrësi, sepse ata më kanë sulmuar pse e kam takuar. Këta kanë shku disa hapa më keq. Tash këta kanë shku me folë të njëjtin, pasi ka pas aktakuza dhe pasi është ndëshku nga amerikanët. Paralajmëro sa mashtrues janë. I ka bindë që Ramushi është kanë në UCK por ja i ka takuar këta”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL të T7./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *