Haradinaj: ‘Zajednica’ do të jetë ‘bombë e kurdisur’, drafti i jep fuqi ekzekutive

Daut Haradinaj është shprehur i shqetësuar me përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit, të cilin e ka pranuar Qeveria e Kosovës. Ish-deputeti ka vlerësuar se dokumenti tregon për kompetencat e shumta ekzekutive që do t`i ketë Asociacioni.

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë me dije se draft-statuti i BE-së i jep kompetenca të shumta ekzekutive këtij mekanizmi.

Në një intervistë dhënë Nacionale, Haradinaj ka thënë se Asociacioni do të jetë një bombë e kurdisur brenda Republikës së Kosovës, e cila do t`i shkaktojë Kosovë dëme historike.

“I ka humbur rruga në oborr, nuk e di as ku është. Me çuditin deputet e pozitës që heshtin. E shohin që një dem historik është duke i ardhur Kosovës dhe i mbyllin sytë para kësaj situate. Kjo pak është e çuditshme. Këtu nuk bëhet llaf për një kryeministër ose një asociacion të një kryeministri, po bëhet llaf për Kosovën. Ky Asociacion mendoj se do të jetë një bombë e kurdisur brenda Republikës së Kosovës. Sepse ne po iu japim fuqi ekzekutive, një far mini Republika Serpska është duke ndodhur në Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *