Haradinaj viziton policin e plagosur: Sulm i pastër terrorist

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar në qendër spitalore policin e plagosur nga aksioni në parandalimin e sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ai ka deklaruar se është e qartë se ky është një sulm i pastër terrorist.

”Po shihet që është një sulm i pastër terrorist. Dita e sotme në dëshmon sa me rëndësi është të jemi bashkë të gjithë si me aleatët ashtu edhe me tonët. Nuk mbështesim njeri, por vendin tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *