Haradinaj thirrje qeverisë të “tërhiqet nga sjelljet kundërkushtetuese”

Në ditën e miratimit të Kushtetutës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje qeverisë për siç e quan ai “të tërhiqet nga sjelljet kundërkushtetuese dhe ta ruajnë sigurinë juridike të cilën e ndërtuam me vite”.

Sipas Haradinajt, çdo sjellje kundër Kushtetutës e humb legjitimitetin dhe legalitetin qeverisës.

Haradinaj thekson se kemi Kushtetutë moderne e të avancuar që është shkruar mbi parimet më të larta të njerëzimit “duke lartësuar të drejtat e njeriut”.

Prandaj, ai ka uruar ditën e miratimit të Kushtetutës.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *