Haradinaj: Serbia don jo stabilitet në Kosovë dhe gjith rajonin

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka thënë gjatë seancës plenare të mbjatur sot se Serbia ka sponzorizuar dhe ka armatosur terroristë për sulmin në Banjskë, në mënyrë që të mos të ketë stabilitet në Kosovë dhe Rajon.

Kjo situat është në interes të Rusisë dhe Serbisë, sepse po të ish implementuar marrëveshja e më parshme sot gjërat ishin më ndryshe, shtoi Haradinaj.

Ai tha se kryeministri ynë e ka zgjedh të kundërtën sepse e zgjedhi Lajçakun e jo ShBA-në. “Sikur Kurti, Osmani e Konjufca do ta zgjedhnin Amerikën, do ta kishim njohjen, do ta kishim verin e integruar, dhe asnjë terroist nuk do ta kishte kaluar kufirin. Tash Kurti fajson Borellin dhe Lajçakun që e ka zgjedh vetë”.

Zhvillimet kanë shku kështu për fajin e këtij njeriu, pra Kurti. Lexoni veprimet tona të drejtë se nuk do tja falim kërkujna.

Gjithashtu ai falenderoi gjithë pjestarët e policisë si dhe nderoi policin që mbeti i vrarë, Afrim Bunjaku-n.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *