Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur për vërshimet e fundit që kanë përfshirë dy komunat në vend, Gjakovën dhe Rahovecin.
Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ndihet i shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec, pas dëmeve të shkaktuar nga vërshimet dhe përmbytjet.
Sipas tij, dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.
“I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore. Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj.