Kryetari i AAK-së në një takim në Drenas theksoi se kishte provuar të këshilloj kryeministrin Kurti.
Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga shtete të respektuara, ka institucionet dhe ushtrinë e vet. Në këtë fazë ne kemi mundësinë që të përfundojmë marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që do t’i hapte vendit tonë rrugën për antarësim në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Edhepse shumë herë kam provuar ta këshilloj kryeministrin, lidershipi i vendit tonë ka dështuar ta kuptojë rëndësinë e rolit amerikan në këtë proces.
Gjithashtu kam shprehur besimin tim të plotë për aleatët tonë strategjik dhe kam shprehur shqetësimin tim për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë së Kosovës në sferën ekonomike dhe energjetike, shkroi në rrjetin social Facebook, Haradinaj.