Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka thëne se janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;”
“Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;”
“Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!” Ka shkruar më tej Haradinaj.
Postimi i tij i plotë: