Ylli i TikTok-ut, Tanya Pardazi, ka vdekur në moshën 21-vjeçare pas një hedhje me parashutë.
E reja vdiq kur po bënte e vetme një hedhje me parashutë në Toronto, Kanada pas përfundimit të një kursi që kishte bërë.
Aksidenti fatal ndodhi për shkak të një gabimi në tërheqjen e parashutës e cila nuk u hap në kohën e duhur.
21-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital por aty u shpall e vdekur.
21-vjeçarja e cila ishte e famshme në TikTok kishte mbi 100,000 ndjekës dhe dy milionë pëlqime.