Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP),  shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2023/2024. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2023 deri më datën 18.09.2023.

Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ueb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve.

Qendra e Studentëve këtë vit  do të pranojë rreth 4 000 studentë.  Qendra e Studentëve ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për studim.

Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.

Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1 500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20 € banimi, 15 € ushqimi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *