Burime të IndeksOnline mësojnë se mbrëmë, në orën 21:00, u bë hapja e një kazinoje në fshatin Karaçevë të Kamenicës, me emrin “Flamingo”.
Kujtojmë se në javën e fundit të muajit mars të vitit 2019, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’u vërë drynin të gjitha lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit, respektivisht basteve sportive dhe kazinove.