Andrew Tate lirohet nga burgu pas tre muajsh, vendoset në arrest shtëpiak 

Influencuesi Andrew Tate dhe vëllai i tij janë liruar nga burgu në Rumani dhe janë vendosur në arrest shtëpiak.

Një gjykatë rumune ka zëvendësuar paraburgimin e tyre me arrest shtëpie.

Hetimi mbi pretendimet e trafikimit kundër Andrew dhe Tristan Tate vazhdon, thanë zyrtarët.

Tate, i cili ka fituar famë gjatë viteve për shitjen e pikëpamjeve mizogjene, u arrestua me vëllain e tij në Rumani në fund të dhjetorit me dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar.

Ish-kikboksieri profesionist 36-vjeçar muajin e kaluar humbi një apel kundër paraburgimit të mëtejshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *