Mosmarrëveshaj rreth punimeve të një rruge ka bërë që në një sherr të përfshihen shtatë persona.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Gjilan, dje rreth orës 16:17.
Tre të dyshuar kanë sulmuar me mjete të forta katër viktima, tre nga të cilat ishin femra.
Këta të fundit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.