Hakohet instagrami i këngëtares së njohur shqiptare!

Këngëtarja e mirënjohur Miranda Hashani ka bërë postime të çuditshme në Instagram.

Dy ditë më herët, nga profili i saj në Instagram u postua një mënyrë si rriten të hyrat për 24 orë.

Një tjetër postim i kësaj forme u publikua sot.

“Bëra përsëri tregtinë me 5,000 dollarë dhe mora 38,600 dollarë brenda 24 orëve dhe bëra një tërheqje në Raiffeisen Bank. Është e sigurt dhe e ligjshme, thjesht dërgoni DM” – thuhet.

Me shumë gjasë, bëhet fjalë për një hakim të llogarisë së këngëtares së njohur e cila nuk e ka nën kontroll më këtë profil në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *