Haki Abazi përjashtohet nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur për përjashtimin e Haki Abazit.

Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.

Abazi të enjten ka akuzuar GP-në e VV-së se kanë dashur që të orkestrojnë një përplasje mes tij dhe deputetit Sali Zyba.

Ai ka thënë se në seancën e Kuvendit, grupi i partisë së tij ka urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që t’ia zë ulësen.

Kusari-Lila nuk ka komentuar deklaratat e Abazit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *