Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuzim të komunës së Fushë Kosovës ku vetura e një 62-vjeçari , në orët e para të mëngjesit të sotëm ishte cak i hajnave.
Sinjali mëson se ai kishte parkuar veturën e tij në oborrin e shtëpisë dhe nuk e kishte mbyllur me çelës atë.
Hajnat dyshohet se kanë hyrë në veturë rreth orës 03:55, ku po flinte vajza 15-vjeçare e 62-vjeçarit dhe më pas kanë vjedhur një telefon dhe 50 euro para të gatshme.
Lidhur me rastin ankuesi ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe rasti është iniciuar si ‘Vjedhje’.