Një burrë duke vjedhur një çantë, është kapur nga kamerat që po xhironin drejtpërdrejt në një plazh të Barcelonës.
Transmetuesi publik i Spanjës RTVE po fliste me një turist për dashurinë e tij ndaj qytetit, kur krimi ndodhi aty pranë.
Policia i ka përdorur pamjet për ta zënë hajdutin.
Në pamje shihet pushuesi që lëshon çantën në rërë dhe largohet, pastaj shkon burri dhe me çantën në dorë fillon të ikë me nxitim.