‘
Ku je, hajde në shtëpi se po errësohet”. Ishte kjo biseda e fundit e Erjon Xhenjes, viktimës së atentatit në Shkodër dhe babait të tij, rreth dy orë para se të ndodhte vrasja.
I ati i viktimës, po shkonte në drejtim të Malit të Zi për t’u furnizuar me karburant, por diçka e ka penguar dhe është kthyer në banesë.
Pak me vonë, ai është informuar për ngjarjen e rëndë ku i biri ka mbetur i vdekur.
Gjatë komunikimit të tij me efetivë të policisë, babai u shpreh se djali i tij nuk kishte konflikte, por problemet i kishte nga kurshërinjtë e tij.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen “Kiras”, ku Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali.
Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.
Forca të shumta të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po bëhet e mundur gjetja e provave të mundshme. /Euronews albania