‘Grushta e shuplaka kokës e fytyrës’: Dalin detajet si e rrahu pronari punëtoren 22 vjeçare në Ferizaj

Të mërkuren pronari i një fabrike në Ferizaj e ka rrahur brutalisht punëtoren e tij duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

Pronari që rrahu punëtoren është Faton Ismaili, i cili mbanë në pronësin fabrikën e qeramikës “Fatoni Qeramik” shpk.

“28 vjeçari e kishte kapur për krahu dhe e kishte qëlluar me grushta e shuplaka në fytyrë dhe në kokë 22 vjeçaren”, tha një burim për Insajderin.

Se viktima ishte rrahur brutalisht ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë treguar se 22 vjeçarja ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës thotë se në lidhje me këtë rast, hetuesit policorë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe dje kanë arrestuar të dyshuarin F.I, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *