Gruaja që dyshohet se u vetëvra në Suharekë është 51-vjeçare 

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjikë që ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shirokë të Suharekës, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar që bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës dolën në vendin e ngjarjes për t’i ofruar ndihmë viktimës.

Sinjali mëson se bëhet e ndjera është një 51-vjeçare e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *