Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë, ku një grua ka denocnuar në Polici partnerin e saj me të cilin bashkëjeton që katër muaj.
Sinjali mëson se ajo ka deklaruar se burri për të cilin thotë që s’ia di as mbiemrin, e ka sulmuar fizikisht duke e grushtuar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat pati nevojë të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas saj, gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të viktimës me motrën e partnerit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.