Gruaja i blen burrit kukull që duket si ajo, për rastet kur nuk është në disponim për seks 

Një grua i ka blerë burrit të saj një kukull që duket si ajo, në mënyrë që burri i saj të bëj seks me kukullën, kur ajo nuk është në disponim të mirë.

Char, 23-vjeçe, tha se i bleu bashkëshortit të saj, Callum, 28-vjeç, një kukull 1,762 eurosh, për ta përdorur kur ajo nuk është në humor.

Çifti, të cilët fitojnë para përmes “OnlyFans”, e kanë quajtur kukullën Dee, dhe thonë se ta kesh atë në shtëpi ka qenë një mënyrë e lehtë për t’i përmirësuar gjërat, pa bërë një treshe me një person tjetër.

“Ne po flisnim për t’i përmirësuar gjërat dhe për të pasur një treshe ose katërshe, por si shumica e vajzave, unë isha e shqetësuar se do të kisha vështirësi të shihja Callum me një grua tjetër. Ishte një vendim i përbashkët për të blerë një kukull seksi, por ishte vendimi më i mirë dhe padyshim që ka përmirësuar jetën tonë seksuale”, tha gruaja Char.

Ata thonë se Dee “i ka vënë flakën jetës së tyre seksuale”, dhe se kukulla rregullisht bashkohet me ta në shtrat.

Char dhe Callum, të cilët fitojnë deri në 82 mijë euro në muaj në faqen e internetit të përmbajtjes për të rritur, thonë se ideja lindi pasi diskutuan për seks në grup, por Char ishte i shqetësuar se ajo mund të bëhej xheloze. Si një zgjidhje, ata blenë kukullën.

Ata tani e trajtojnë kukullën Dee si një person të vërtetë, duke e veshur me të brendshme dhe fustane të bardha, si dhe duke e marrë në xhiro me makinë.

Dee gjithashtu shfaqet rregullisht në faqen e tyre në “Only Fans”, dhe është një hit me 2000 abonentët e tyre, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

“Është fantastike sepse Callum ka një dëshirë të lartë seksuale dhe nëse unë nuk jam në humor, ai ka Dee-n aty”, tha tutje Char.

“Të dyve na pëlqen të eksperimentojmë me të, dhe ajo gjithashtu merr pjesë rregullisht në seancat tona të nxehta. Ajo nuk është ‘thjesht një kukull’, ne jemi vërtet të lidhur me të. Ajo ka ndihmuar për të forcuar marrëdhënien tonë – dhe i ka vënë flakën jetës sonë seksuale”.

“Kishte shumë për të zgjedhur, por përfundimisht gjetëm Dee-n, që mendojmë se më ngjan mua. Unë kurrë nuk bëhem xheloze sepse nuk ka emocione – ajo nuk është e vërtetë. Callum ka një dëshirë më të lartë seksi se unë, kështu që është mirë që ai ka Dee-n kur unë nuk dua të bëj seks”.

Burri Callum po ashtu tha se Dee ka pasur një ndikim pozitiv tek ata si çift.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *