Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetajt.
Për këtë vendim të gjykatës, ka reaguar edhe bashkëshortja e tashmë të ndjerit Agonis Tetaj, Albesa Cacaj. Ajo ka thënë se është e pakënaqur me këtë vendim.
Cacaj ka kërkuar publikisht nga Prokuroria e Shtetit që të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit në mënyrë që Gogaj të merr denimin e merituar.
“Ne presim nga Gjykata e Apelit që ta vendos drejtësinë duke dhënë dënimin adekuat, për vrasjen e bashkëshortit tim dhe babait të dy fëmijëve të mi, Lisit dhe Blinit.Për ne ditët janë të gjata e vitet e dhimbjes po rriten, tashmë kaluan 4 vite dhimbje e sfida nga më të ndryshme! Kjo veç drejtësi nuk është!”, ka shkruar ajo.