Gruaja denoncon burrin për dhunë fizike në Prishtinë, Prokurori vendos që ta lirojë

Dhjetëra raste të dhunës në familje raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, ku viktima janë kryesisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e familjarët e tjerë. Të dyshuarit shpesh lihen të lirë si pasojë e dorës së butë të Prokurorisë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 30-vjeçare, e cila të martën në orët e mbrëmjes e ka denoncuar në Polici bashkëshortin 31-vjeçar, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj. Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari A.J., e ka sulmuar, duke e goditur me shuplaka në fytyrë, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë dhe si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, teksa gruaja ka marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari është intervistuar në lidhje me veprën për të cilën dyshohet, por me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Rastet e tilla kur burrat e dyshuar për dhunë ndaj vajzave dhe grave lirohen shpesh kanë pasur edhe me raste tragjike, çka shpesh nga ngritur debat se organet e rendit nuk po bëjnë mjaftueshëm për këtë dukuri shqetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *