Granit Kuleta edhe njëherë dëshmoi që është më i miri në fushën e sportit të “Budybuilding”.
Kuleta është shpallur kampion Evropian CUP në Tiranë për kategorinë 90kg.
Graniti ishte 16-vjeç kur filloi të kujdeset për pamjen fizike.
Granit Kuleta nga Prishtina pothuajse gjithë ditën e tij e kalon në palestër. Ndryshimi që ka arritur në trupin e tij, duke mos u dorëzuar asnjëherë, ka bërë që edhe reagimet e familjarëve të mos mungojnë. Gjithsesi, përkrahjen më të madhe pas secilës sfidë e ka pikërisht nga familja.
Ai tashmë ka sfiduar vetën në shumë gara për “Budybuilding” ka rrëmbyer shumë medalje nëpër vende të ndryshme.