Mbrëmë pas mesnate nën kërcënimin e armës është grabitur pompa Exfis në fshatin Piranë të Prizrenit.
Në këtë pompë hajni ka plaçkitur rreth 3 mijë euro, raporton Sinjali.
Sipas burimeve brenda Prokurorisë, një person i veshur me ‘duks’ të zi, me armë automatike ka hyrë në pompë dhe nën kërcënimin e armëve i ka marrë paratë.
Policia i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga personat përgjegjës të pompës, por përkundër kësaj akoma nuk ka arrestuar askënd lidhur me rastin.
Derisa është bërë analizimi i provave dhe video incizimeve dhe pritet që së shpejti të ketë rezultat konkret në zbardhjen e krimit.