Goli i bujshëm individual i Bellingham kundër Sevillas është gjëja e ëndrrave

Jude Bellingham vazhdoi formën e tij mbresëlënëse me një moment shkëlqimi për të shënuar në ndeshjen e Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve kundër Sevillas.

Reputacioni i Bellingham është rritur në dy vitet e fundit në Dortmund dhe tani ai ka filluar të konsiderohet gjithashtu një anëtar kyç i ekipit të Anglisë, me Kupën e Botës afër.

I tillë është talenti, aftësia dhe pjekuria e tij, vetëm në moshën 19-vjeçare, sa Dortmundi e emëroi atë si kapiten për ndeshjen e fundjavës, teksa u përball me Kolnin në Bundesligë.

Njësoj vepruan edhe këtë të mërkurë në Ligën e Kampionëve, ku trajneri Edin Terzic i dorëzoi sërish shiritin në krahë ish-të riut të Birmingham City, teksa përballeshin me Sevillan.

Është e qartë se përgjegjësia shtesë nuk peshonte shumë mbi adoleshentin, pasi ai asistoi golin e parë të mbrëmjes dhe më pas shënoi vetë të dytin.

Pasi asistoi Raphael Guerreiron për golin hapes, Bellingham shënoi një gol të bukur pas një aksioni të bujshëm individual.

Bellginham tregoi aftësitë e tij të mira me topin duke bërë një vrapim të përsosur dhe duke shmangur mirë mbrojtësit nga ana e majtë e zonës, dhe pas depërtimit dërgoi topin në këndin e kundërt të portës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *