Gjyqtari shqiptar shkaktoi polemika për një penallti në “Champions”, mediat serbe provokojnë me shkrime

Gjyqtari nga Shqipëria, Enea Jorgji, ka hyrë në histori si arbitri i parë shqiptar që gjykon një ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por debutimi i tij në ajkën e futbollit evropian ka sjellë edhe polemika.

Jorgji ka gjykuar ndeshjen mes Young Boysit dhe Leipzigut, që përfundoi me shifrat 1-3 për gjermanët.

Në kohën kur shifrat ishin në baraspeshë 1:1, Xavi Simonsi është rrëzuar në zonë dhe ka kërkuar penallti.

Jorgji ka shkuar ta shohë rastin në monitorin e VAR-it dhe në fund ka vendosur të mos akordojë penallti.

Një vendim që ka hapur debat në media, por që fatmirësisht për Enea Jorgjin, nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar, pasi Leipzigu arriti të dilte me tre pikët pas vërshëllimës përfundimtare.

dhe mediat në Serbi kanë raportuar për këtë fakt madje me tituj provokues.
“Shqiptari shkaktoi kaos, Evropa tronditet, të gjithë e panë përpos këtij njeriu”, shkruan Kurir.rs, përcjell Lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *