Gjyqi i famshëm i aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard është kthyer në film, vetëm katër muaj pasi u mor vendimi final.
Një ‘trailer’ për “Hot Take: The Depp/Heard Trial” u publikua së fundmi dhe në rolet kryesore do të jenë Mark Hapka dhe Megan Davis. Në pamjet e para u shfaqën Davis si Heard dhe Hapka në portretizimin e Depp ulur në sallën e gjyqit.
Hapka, i ngjashëm me Depp, me gjithçka që simbolizon atë; stilin e flokëve dhe syzet e diellit, ndërsa Davis si Heard, me veshjet e saj simbolike në sallën e gjyqit. Filmi i regjisores Sara Lohman paraqet gjithashtu Mary Carrig si avokaten e Heard, Elaine Bredehoft. Filmi është planifikuar të publikohet në platformën Tubi.
Gjyqi i Depp kundër Heard u mbajt në Fairfax County, Virginia, nga prilli 2022 deri në qershor 2022, dhe transmetimi i tij i drejtpërdrejtë u ndoq dhe krijoi reagime të shumta në mediat sociale. Gjyqi i famshëm përfshinte dëshmi tronditëse nga të dy aktorët.