“Gjymyshi i Sveçlës” prej 130 mijë eurove me koktej e ëmbëlsira

Ministria e Punëve të Brendshme ka menduar të sigurojë një ‘kafshatë buke’ edhe për disa punonjës të saj. Pos bukës, e cila nuk do të jetë ndonjë meny e begatë, ministria që drejtohet nga Xhelal Sveçla është kujdesur edhe për pak kotej e ëmbëlsira.

“Shërbime hoteliere me ushqim dhe pije – MPB”. Kështu quhet tenderi, i cili parashihet të shndërrohet në kontratë në muajin e ardhshëm nga MPB-ja. Vlera e parashikuar e kontratës për tri vite është 130,000.00 euro.

Pije të nxehta dhe të ftohta, koktej e ushqim, po kërkon të blejë ministria në këtë lëndë të prokurimit.

Bufet që shërbejnë pije edhe ushqim ekzistojnë gati në të gjitha ndërtesat publike, shkruan Demokracia.com.

Zyrtarët publikë shërbimet i paguajnë nga xhepi i tyre. Por, këtë luks të MPB-së, nuk pritet ta kenë edhe institucionet e tjera publike. Këto ushqime për një pjesë të zyrtarëve do të shërbehen në restorantet që janë brenda objekteve të poshtëshënuara.

Vendi i kryerjes së shërbimeve është:

1. Me pije dhe ushqim, në ndërtesën qendrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

2. Me pije, në objektin e Agjencisë së Regjistrimit Civil.

3. Me pije, në objektin e Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në objektin e ish Gërmisë në Prishtinë.

4. Me pije, Objekti i Agjensionit të Kosovës për Forenzikë.

Kontrata hyn në fuqi pas skadimit të kontratës ekzistuese (data e saktë do të përcaktohet me rastin  e nënshkrimit të kontratës) dhe do të jetë valide 36 muaj nga data e hyrjes në fuqi.

Më poshtë mund të shihni listën e kërkesës nga MPB-ja. /Demokracia.com/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *