Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, atij i…

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, iu është refuzuar kërkesa për mbrojtje në liri.

Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht kanë bërë të ditur se Thaçi të mbahet në paraburgim. Ata kanë pretenduar se Thaçi rrezikon të “arratiset” ose “të ndërhyjë në drejtësi”.

Mbrojtja e Thaçit ka bërë apel disa herë që ish-presidenti të mbrohet në liri, por Specialja e ka refuzuar një kërkesë të këtillë.

Specialja kishte refuzuar edhe garantimin e Policisë së Kosovës për Thaçin që të mbrohet në liri. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *