Gjykata e Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së sh-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kësisoj, Krasniqi do të të mbetet në paraburgim.
Kështu është bërë e ditur në një dokument të publikuar nga Specialja.
Paneli i Apelit nuk ka evidentuar se në shkallën e parë ka pasur ndonjë ankesë.
Në vendimin për mbajtjen në paraburgim, thuhet se Krasniqi ka rrezik të arratiset, të ndikojë në dëshmitarë dhe në procedurë.