Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e paraburgimit për Nuredin Lushtakut dhe të tjerët.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku do të qëndrojë në paraburgim prej 30 ditësh.
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh edhe për dy personat e tjerë të dyshimtë, të përfshirë në rastin e plagosjes së policëve në Skenderaj.
Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Çerkini, ka thënë se si avokat mbrojtës do të ankohet në Gjykatën e Apelit.
“Klienti im tri herë është paraqitur vullnetarisht në polici, nuk ka pasur nevojë për këtë masë”, është shprehur Çerkini.
Ai theksoi se është dashur që të vendoset arresti shtëpiak ose masa e paraqitjes në polici.