Dy të dyshuarit për mashtrim Rona Salihu dhe Fitim Cakolli kanë dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, pas parashtrimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Sinjalin se dy të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për secilin veç e veç.
Salihu dhe Cakolli dyshohet se që nga gushti i vitit 2020 kanë arritur që përmes mashtrimit të marrin nga viktima rreth 500 mijë euro, me kinse qëllim që të fitojë para në kripovaluta.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.