Gjykata merr këtë vendim për banoren e “It’s my home”

Banorja e “It’s my home”, Teuta Llumnica, ishte arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj banorëve të tjerë të kësaj shtëpie. Ajo gjatë transportit për në stacion policor, kishte sulmuar një polic.

Ndaj saj, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Por, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi për Gazetën Insajderi se është kërkuar që të njëjtës t’i caktohet masa për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Gashi ka konfirmuar se Gjykata Themelore në Prishtinë “ia ka caktuar të dyshuarës masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në afërsi prej 50 metrave në hapësirat publike, në kohëzgjatje prej një muaji”.

“Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, të pandehurës T.Ll do t’i zëvendësohet kjo masë, me masën e paraburgimit konform nenit 177 paragrafi 5 të KPPRK-së”, pohoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *