Gjuajtje me armë zjarri, 45-vjeçari kërcënon me pushkë një person

Dje në mesditë në fshatin Shishark të komunës së Lipjanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku dyshohet se një person ka gjuajtur në ajër.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje me dy personave, ku i dyshuari 45-vjeçar me qëllim frikësimin e personit tjetër, ka gjuajtur në ajër me armën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët kanë intervistuar dy personat e përfshirë në rast, si dhe kanë konfiskuar pushkën e gjuetisë e cila dyshohet se u përdor nga 45-vjeçari.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Kanosje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *