Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj

Mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën ‘12 Qershori’ në qytetin e Ferizajt janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Me të marrë informacionin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat në të cilat ndodhi rasti, por nuk kanë hasur në persona të dyshuar.

Ndërkohë në stacion policor është paraqitur personi i dyshuar, L.V., i cili ka dorëzuar edhe pistoletën të cilën ka thënë se e ka përdorur në rast.

Pistoleta është konfiskuar nga organet kompetente, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *