Naim Gjoshi nga Elbasani autori i këngëve moderne patriotike i cili bëri bujë të me këngën “Mora Fjalë” dedikuar heroit Adem Jashari.
E kënduar nga këngëtarja Shkurte Fejza kjo këngë ka arritur të bëhet një himn për kombëtaren shqiptare ku këndohet njëzëri kudo ku ka shqiptarë.
Ky himn u krijua në vitin 2000 pasi Gjoshi bëri një vizitë në Prekaz në kullat e familjes Jashari aty ku edhe u inspirua për ta krijuar këngën “Mora Fjalë”.
E krijuar dhe kënduar për herë të parë për rapsodin Qazim Beka nga Drenica e Kosovës, Gjoshit i’u deshën dy javë për ta bërë këtë këngë e cila më vonë ra në duart e këngëtares Fejza.
Autori i këngës i thotë të gjitha në një intervistë për “Vizionin e Pasidites”.